VIDEO/ Aksident tragjik: Autobusi përmbyset në rrugë, të paktën 25 të vdekur dhe 44 të plagosur

Aktualitet

VIDEO/ Aksident tragjik: Autobusi përmbyset në rrugë, të

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë plagosur pasi një autobus u përmbys në provincën Boumerdes, në Algjeri.

Lajmi u bë i ditur nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, e cila njoftoi se ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit u transportuan në spitalin më të afërt për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Sipas televizionit algjerian Ennahar, kryeministri Sifi Greb vizitoi Spitalin Universitar të Boumerdes, ku po trajtohen disa prej të lënduarve.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vijojnë.

ME TE LEXUARAT