Do të futet në politikë? Habiti ish-banori i BBV 5: "Kemi nevojë për liderë që nuk u shkon....

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Stenaldo Mëhilli, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, ku ka folur për projektet e tij muzikore por jo vetëm.
Në një moment moderatorja Lei Kraja e pyeti nëse e sheh veten në politikë¸duke qenë se ai e ka qejf.
Këngëtari u shpreh se e konsideron një gjë të tillë pasi mendon se ka diçka për të shprehur në këtë drejtim.
Pjesë nga intervista:
Lei: Ke qejf dhe politikën. Ti si lideri i shtëpisë e tregove që të shkon pushteti. Je shumë i mirë si lider. Mendon se do të futesh në këtë fushë?
Stenaldo: Unë mendoj që ne kemi nevojë për lidera që nuk u shkon pushteti. Në sensin që kemi nevojë për njerëz në politikë të cilët nuk kanë kanë më pushtetin e tyre më parësor. Politika është jo e bukur, është përgjegjësi. Unë dëshiroj të jap nga vetja dhe besoj se të përfaqësuarit e shqiptarëve do të ishte një mënyrë që të m’a lejonte këtë gjë. Patjetër që politikën e shoh si një diçka me rëndësi ku mund të duroj për vendin tim atë çka unë besoj që i duhet.
Ne na duhen njerëz kualitativ por mbi të gjitha dhe njerëz që kuptojnë që në detyra të caktuara, në misione të caktuara, nuk është vetja jote prioriteti. Mendoj që pikërisht për këtë arsye ne jetojmë në një sistem që nuk e kuptojmë se ku e ka defektin. E konsideroj, më duket…
Lei: Interesante
Stenaldo: Nuk më duket interesante, do të ishte e shëmtuar t’a shprehja ashtu, për mua. Politika është interesante, por unë nuk dua t’a shoh nga ai këndvështrim. Dua t’a shoh nga këndvështrimi tjetër që është ai i të dhënit diçka për njerëzit që u duhet dikush i mirë për t’i përfaqësuar. Modestisht, besoj se kam diçka për të shprehur në këtë drejtim.


