Vdekja e 59-vjeçarit pas kontrollit në klinikën dentare, policia heton dentistin në gjendje të lirë

Aktualitet

Vdekja e 59-vjeçarit pas kontrollit në klinikën dentare,

Policia ka nisur një hetim në gjendje të lirë ndaj dentistit që mjekoi një 59-vjeçar në një klinikë dentare në Devoll, i cili ndërroi jetë pak momente pas vizitës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se dentisti po hetohet për “neglizhencë në trajtimin mjekësor”. Shtetasi 59-vjeçar kishte shkuar në klinikë së bashku me dy djemtë dhe dy të afërm. Pas një mbushjeje dentare, ai u ankua disa herë për gjendjen shëndetësore, duke thënë: “S’jam mirë”.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt. Grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku pasqyrohen të gjitha procedurat e kryera në klinikë.

Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë shkelje nga ana e dentistit. Shkaku përfundimtar i vdekjes do të përcaktohet pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shtetasin Sh. D., 59 vjeç, që humbi jetën, rreth 1 orë pasi mori mjekim në një klinikë dentare, bëjmë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kryen veprimet procedurale dhe materialet i referuan në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin B. L., 36 vjeç, dentisti që i ka dhënë mjekim shtetasit Sh. D.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion