Vapë përvëluese dhe i nxehtë afrikan! E diela sjell temperatura të larta (Tabela)
Lajmifundit
/
8 Korrik 2023, 15:16
Aktualitet

Dita e diel do të sjell rritje të temperaturave në të gjithë territorin, duke u bërë një nga ditët më të nxehta të këtij viti, por gjithashtu do të jetë dhe dita e parë e të nxehtit ekstrem që na pret gjatë muajit korrik.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, ndërkohë që era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 13m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.


