Vala e të nxehtit Cerberus po “djeg” Europën, kur do të ndalet moti ekstrem

Aktualitet

Vala e të nxehtit Cerberus po “djeg” Europën, kur do

I nxehti përvëlues ka përfshirë Europën këto ditë. Kontinenti është goditur nga një valë e të nxehtit saharian, me termometrin që mund të shënojë mbi 45 gradë Celsius.  Ekspertët e klimës deklarojnë se bota sapo ka pasur javën e saj më të nxehtë në histori.

Shoqëria Meteorologjike Italiane e ka quajtur valën e të nxehtit sipas përbindëshit mitik, Cerberus, i cili thuhej se ruante portat e Ferrit.

Një zonë me presion të lartë atmosferik është vendosur mbi Mesdheun jugor, në veçanti në Spanjë. Retë e pluhurit të Saharasë po përkeqësojnë gjithashtu kushtet e motit.

Ruben del Campo, një meteorolog nga agjencia kombëtare e motit të Spanjës, tha: “Të mërkurën, ne presim që temperaturat të bien në përgjithësi me ardhjen e erërave të ftohta nga veriu dhe lindja, me përjashtim të Andaluzisë juglindore dhe jugore, ku fryjnë erëra të nxehta“.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion