“Çfarë hëngri Demiri kur çliroi tokën e xanun”/ Rama ‘piketon’ gjykatësin: Nuk do tolerojmë më në heshtje…

Politikë

“Çfarë hëngri Demiri kur çliroi tokën e

Pas gjyqtarëve Gjeli dhe Balliu, kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për vendimin e gjyqtarit Klarent Demiri.

Rama deklaroi: “Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj ‘toke të xanun’? Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh hapur interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.”

Ai shtoi se qeveria nuk do të tolerojë më asnjë përfaqësues të pushtetit gjyqësor që keqpërdor pavarësinë për të penguar zbatimin e projekteve dhe vendimeve në interes të publikut.

Për gjyqtarin Demiri, Rama tha se do t’i drejtohen organeve të pavarura të qeverisjes dhe kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për Gjelin dhe Balliun, duke kërkuar profesionalizëm dhe përkushtim në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Postimi i plotë:

Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun”?

Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE

Një gjë është pak po e sigurtë:

Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cënuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së vet zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut

Edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohemi organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun, duke vazhduar të shpresojmë se këto organe jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit do të dalin nga zona e komfortit ku janë rehatuar, ndërkohë që Reforma në Drejtësi kërkon në radhë të parë përkushtimin, profesionalizmin e kurajon e tyre

ME TE LEXUARAT