Arrestohet në Korçë autori i dyshuar për plagosjen e dy personave në Sarandë, sekuestrohen armë zjarri

Aktualitet

Arrestohet në Korçë autori i dyshuar për plagosjen e dy

Operacionalja e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe atë të Korçës, ka arrestuar sot Ramadan Zoton, 43 vjeç, i dyshuar për plagosjen e dy personave më 17 korrik në lagjen nr. 3 të Sarandës.

Zoto, në bashkëpunim me persona të tjerë, plagosi me armë zjarri Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamajn. Gjatë aksionit u sekuestruan disa armë zjarri dhe u shoqëruan edhe persona të tjerë të lidhur me ngjarjen.

Autori u lokalizua në zonën e Korçës teksa lëvizte me një makinë “Audi” dhe u ndalua pas ndërhyrjes së befasishme të policisë, duke u nxjerrë nga automjeti.

Më 20 korrik, Policia e Sarandës kishte arrestuar një tjetër të dyshuar për të njëjtën ngjarje, Artan Murtaj, 43 vjeç, që ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që plagosi Hajdarajn dhe Lamajn.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion