Krim brenda familjes shqiptare në Greqi, kryefamiljari vret me thikë bashkëshorten
Lajmifundit
/
22 Gusht 2025, 11:23
Aktualitet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Volos, Greqi, ku një kryefamiljar shqiptar vrau me thikë bashkëshorten e tij, duke lënë pas katër fëmijë.
Sipas burimeve policore, konflikti brenda çiftit ka përfunduar në dhunë fatale, ndërsa autoritetet greke janë duke e kërkuar autorin që u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur operacionet për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërkohë që fëmijët mbeten pa prind në një situatë të rëndë. Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë në vijim.
Autoritetet greke bëjnë apel për informacione nga qytetarët që mund të ndihmojnë në kapjen e autorit.


