“E kam ndierë si djalin tim”, aktori i madh Robert Ndrenika : Veliaj nuk më ka dhënë shtëpi, në fund do të dalë i pafajshëm

Aktualitet

“E kam ndierë si djalin tim”, aktori i madh Robert Ndrenika :

Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar pas debatit të krijuar në rrjet dhe opinionin publik lidhur me takimin e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në lidhje direkte, Ndrenika sqaroi se prania e tij pranë Veliajt ishte krejtësisht personale dhe jo e lidhur me interesa politike apo përfitime personale.

Artisti u ndal edhe te komentet dhe kritikat që mori pas publikimit të takimit, duke thënë se një pjesë e tyre e kanë mërzitur, ndërsa të tjera i kanë bërë edhe përshtypje pozitive.

Ndër të tjera, ai foli edhe për raportin e hershëm me Veliajn, debatet për Teatrin Kombëtar dhe akuzat që janë ngritur ndaj tij në rrjetet sociale.

Kur e bëtë deklaratën, a menduat se do të kishte kaq shumë komente?

Ndrenika: Nuk e mendova. Vajta si një njeri që e njoh që fëmijë, ishte diçka personale.

Ju kanë mërzitur komentet?

Ndrenika: Edhe më kanë mërzitur, por disa edhe më kanë bërë qejfin.

Mendoni se u keqkuptuat?

Ndrenika:Ka shumë raste që jam keqkuptuar. Për shembull, një budallallëk ishte kur thanë se më ka dhënë shtëpinë. Unë shtëpinë e kam trashëgimi që në kohën e Fan Nolit.

Ju janë bërë akuza për interesa personale, ndërkohë që ju ishit si mik aty…

Ndrenika: Po, po, po. Që kur ishte nxënës në shkollën 7-vjeçare.

Thatë se është si djali juaj i birësuar…

Ndrenika:Ashtu e kam ndjerë, si i adoptuar ose i birësuar (qesh). E kam dashur shumë. I kam vajtur edhe për të pirë kafe. Më donte dhe e doja.

Ka pasur komente edhe nga kolegët në teatër, që kanë thënë: “Pse e mbështete, se na prishi teatrin?”

Ndrenika: Të gjithë paraardhësit thoshin: “Kur do të bëhet një teatër i ri?” Ai teatër që na mbajti për 50 vjet ishte një kalbësirë. Mënyra si u prish, apo fakti që duhej prishur, pavarësisht konfliktit politik mes PD-së dhe PS-së, ishte një çështje tjetër.

Me kolegët, pate mundësi të komunikosh?

Ndrenika: Shumë më kanë thënë që bëra shumë mirë që vajta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion