Ursula von der Leyen bëri Kosovën pjesë të Serbisë, vjen reagimi i Komisionit Europian

Kosovë&Rajon

Ursula von der Leyen bëri Kosovën pjesë të Serbisë,

Komisioni Europian ka bërë një reagim të menjëhershëm pas poatimit publik të bërë nga presidentja Ursula von del Leyen ku shihej Kosova si pjesë e Serbisë.

Ursula von der Leyen teksa i roi mirëseardhjen në zonën Schengen Rumanisë dhe Bullgarisë, të cilat u bënë pjesëtare në fillim të këtij viti, kishte publikuar një hartë ku të shënuara me ngjyrë të kaltër ishin vendet anëtare dhe me të bardhë vendet joanëtare.

Ajo që u vu re nga shumë ndjekës dhe përdorues të rrjetit X, ishte se mungonte vija kufitare e Kosovës dhe dukej sikur vendi ishte pjesë e Sërbisë. Kjo gjë i ra në sy dhe deputetes gjermane Doris Pack, e cila i drejtoi një pyetje publike presidentes së KE duke i shkruar: "Ku është shteti i Kosovës?".

Ky postim u kthye në viral brenda pak kohësh ndërsa menjëherë erdhi dhe reagimi i Komisionit Europian duke e fshirë këtë postim nga të gjitha llogaritë e organizatës

ME TE LEXUARAT