A i ka ndezur PD “motorët”?/ Berisha: S’punoj vetëm unë, të tjerët po marrin energjinë e nevojshme
Lajmifundit
/
4 Janar 2025, 13:12
Politikë

“Motorët janë të ndezur”, u shpreh Sali Berisha kur u pyet gjatë konferencës me gazetarët në lidhje me angazhimin e strukturave të PD-së pas festave të fundvitit. Berisha theksoi se “nuk jam vetëm unë në punë”, duke shtuar se “ka nga ata që po marrin energjinë e nevojshme për sulm”. Kryedemokrati theksoi se komunikohet në shumë forma dhe se angazhimi është serioz.
Sali Berisha: Motorët janë të ndezur, por nga ana tjetër ka edhe nga ata që po marrin energjinë e nevojshme për sulm. Nuk është se jam vetëm unë në punë, komunikohet në shumë forma dhe angazhimi është shumë serioz.