U vra nga 17-vjeçari shqiptar, kush ështe i riu nga Burreli, pjesë e krimit të organizuar në Gjermani

Aktualitet

U vra nga 17-vjeçari shqiptar, kush ështe i riu nga Burreli,

Ky është 27-vjeçari shqiptar, Reols Hysneli, i cili u vra me plumb në kokë në banjat termale të Holsten Therme në Kaltenkirchen. I riu nga Burreli mësohet se është pjesë e krimit të organizuar në Gjermani, raporton Bild.

Reols Hysneli dyshohet se u qëllua me plumb në kokë nga një adoleshent shqiptar në Kaltenkirchen.

17-vjeçari që dyshohet se kreu vrasjen ka heshtuar para hetuesve. Adoleshenti u paraqit mesnatën e së premtes në stacionin e policisë në Pinneberg (Schlesëig-Holstein), i shoqëruar nga avokati i tij dhe ka rrëfyer vrasjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

U vra nga 17-vjeçari shqiptar, kush ështe i riu nga Burreli,

I shoqëruar nga policia, 17-vjeçari ka shkuar në vendngjarje dhe ka treguar se ku ndodhej trupi i viktimës, por kur është pyetur për arsyet e vrasjes nuk është përgjigjur.

“Ai është një shqiptar 27-vjeçar, i cili sipas informacioneve të deritanishme nuk kishte adresë të përhershme banimi dhe ishte i njohur për policinë”, tha zëdhënësja e policisë Merle Neufeld. Të martën në mëngjes, në vendin ku u gjet kufoma në “Holsten Therme”, njëqind policë filluan të krehnin pyllin ngjitur për të kërkuar armën e krimit.

Oficerët përdorën detektorë metali për të kërkuar armën e vrasjes të përdorur për të qëlluar 27-vjeçarin shqiptar.

U vra nga 17-vjeçari shqiptar, kush ështe i riu nga Burreli,

Megjithatë, kërkimi ishte i vështirë në zonën pyjore, ku ngjitur ndodhen një kënetë, gurore zhavorri dhe një pishinë. Ende është e paqartë se çfarë marrëdhënie kanë pasur 17-vjeçari dhe viktima. Sipas informacioneve të BILD, një nga pistat e hetuesve është një mosmarrëveshje për pazare droge.

 

ME TE LEXUARAT