U vra me thikë nga kolegu në ambientet e punës, reagojnë punëdhënësit: Picieri prej 5 vitesh...

Aktualitet

U vra me thikë nga kolegu në ambientet e punës, reagojnë

Punëdhënësit ku humbi jetën picieri, i cili u vra me thikë nga një koleg i tij pasditen e sotme në ambientet e punës te Komuna e Paris, kanë reaguar për ngjarjen e rëndë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në reagimin e tyre ata shprehen të tronditur nga humbja e jetës së 34-vjeçarit Indrit Ismaillari si edhe i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës.

Në njoftim bëhet e ditur se Indrit Ismaillari punonte prej 5 vitesh në këtë lokal si picier.

“Sot pas një konflikti të papritur mes picierit dhe ndihmës picierit ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë ku picieri i cili punonte prej 5 vitesh me ne ka humbur jetën. Ne jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar për humbjen e tij. Ngushëllimet tona shkojnë me respekt dhe dhimbje për familjen e viktimës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në një lokal te Komuna e Parisit, 41-vjeçari Filip Shehu ka qëlluar me thikë 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital.

Viktima dhe autori ishin punonjës të një lokali te komuna e Parisit. Policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion