U vetëmbyt me tre fëmijët, dëshmitarët: Alma Arrazi merrte ilace tek ambulanca e lagjes

Aktualitet

U vetëmbyt me tre fëmijët, dëshmitarët: Alma Arrazi

Familjarët e Ergys Arrazit shprehen të shokuar për ndërmarrja e aktit ekstrem nga Alma Arrazi e cila dyshohet u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët.

Familjarët tregojnë se mes çiftit të bashkëshortëve ka pasur probleme, e për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe psikologjike, Alma kurohej me ilaçe.

Ata shprehen se nuk ia falin nuses vendimin fatal dhe shtojnë se Ergysi i kishte pikë të dobët fëmijët.

“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve.

Ergysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë.

Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private.

Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, tha një prej familjarëve./Faxnews

ME TE LEXUARAT