"U trondita!"/ Flet nëna e 15-vjeçares që u hodh nga ballkoni i pallatit në Sarandë: Vajza më pati thënë se...

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Sarandë, ku një vajzë 15-vjeçare tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni i katit të katërt të banesës së saj. E reja ndodhet ende në spital, ndërsa familja e saj është në gjendje të rënduar psikologjike. Nëna e adoleshentes ka rrëfyer momentin dramatik në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”.
Sipas saj, gjithçka ndodhi papritur, në mes të një atmosfere festive, pasi familja po festonte ditëlindjen e djalit të vogël. Nëna thotë se ndodhej në një kat të lartë të pallatit, duke folur me mësuesen e djalit të saj, kur papritur dëgjoi një zhurmë të fuqishme.
Në vijim të rrëfimit, nëna zbuloi se vajza kishte shfaqur shqetësime ditët e fundit, të cilat lidhen me bullizmin dhe përgojimet që po përjetonte nga bashkëmoshatarë të saj. Ajo kishte përmendur disa emra të nxënësve që e ngacmonin dhe e ofendonin në mënyrë të rëndë.
Ajo shton se nuk kishte vënë re ndonjë shqetësim të madh te vajza atë ditë dhe se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash.
Nëna e 15-vjeçares që tentoi të vetëvritet:
Vajza ime ende nuk e ka lënë spitalin. Jam shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve të mi, për ato punoj. Unë po flisja me mësuesen e djalit në pallat, në një kat të lartë dhe nuk e pashë vajzën të shqetësuar. Fola me mësuesen jo në sy të fëmijëve. Ishin në banesë gjithë familjarët. Sa kthej kurrizin, dëgjohet një zhurmë e madhe. Vajza bie nga ballkoni. Në shtëpi ishin të gjithë, kishte dy vëllezërit dhe babanë, po festonim ditëlindjen e djalit të vogël.
Në atë moment thashë “Oii vajza”. Zbrita poshtë dhe ulëriva, u trondita. Më ka thënë 3 ditë përpara se të ndodhë ngjarja, se një djalë dhe një vajzë e bezdiste dhe i kam thënë që mos u mërzit, se ti je më e bukur se ato dhe ata xhelozojnë. Më tha se i kanë thënë se “ishte e shpifur” dhe i kishin thënë dhe fjalë shumë të pista.


