U shpërtheu granata teksa po punonin tokën, zbardhen emrat e tre të plagosurve

Aktualitet

U shpërtheu granata teksa po punonin tokën, zbardhen emrat e tre

Një incident i rëndë ndodhi ditën e sotme në një fshat pranë Prrenjasit pasi një granatë e vjetër plagosi 3 persona.

Të plagosurit Olsi Elezi, 45 vjeç, Yllka Bishtogu 61 vjeçe dhe Viturie Bishtogu 58 vjeçe mësohet se janë shtruar menjëherë në spitalin e Prrenjasit, por për shkak të plagëve të marra janë transportuar në Librazhd e më pas në Elbasan.

Raportohet se ata kanë pësuar dëmtime në kokë, këmbë dhe bark, ndërsa në gjendje tepër të rëndë ndodhet Yllka Bishtogu.

Mësohet se dy gratë e plagosura janë kunata, ndërsa 45-vjeçari Elezi është dhëndër në familjen e tyre.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion