U mundua t’a fshihte në derën e makinës, 23 vjeçari shqiptar kapet në Itali me sasi të madhe kokaine

Aktualitet

U mundua t’a fshihte në derën e makinës, 23 vjeçari

Një shtetas shqiptar 23 vjeçar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 1 kilogram kokainë të pastër, që në treg kapte vlerën e 150 mijë eurove.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se 23-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik, u ndalua nga karabinierët në dalje të autostradës Chiari, në provincën e Brescias.

Në momentin e ndalimit, i riu shqiptar tentoi të fshihte lëndën narkotike në derën e makinës, ndërsa raportohet se kokaina ishte me një pastërti të lartë dhe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 150 mijë eurove.

Pas arrestimit, policia zhvilloi edhe kontrolle në banesën e shqiptarit, ku u sekuestruan doza të tjera kokaine dhe sende për paketim. I riu aktualisht është në burgun e Brescia-s.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion