U konfliktuan për kanalin vaditës! Dalin PAMJET nga vendi ku u qëllua me thikë 30-vjecari në Divjakë

Aktualitet

U konfliktuan për kanalin vaditës! Dalin PAMJET nga vendi ku u

Publikohen pamjet nga lokali në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku mbrëmjen e kaluar ndodhi vrasja e rëndë me thikë.

Viktimë e ngjarjes mbeti 30-vjeçari Besmir Kumria, i cili u godit për vdekje nga 25-vjeçari Xhesion Toromeni.

Ky i fundit u arratis menjëherë pas krimit, por pas disa orësh u arrestua nga policia.

U konfliktuan për kanalin vaditës! Dalin PAMJET nga vendi ku u

Hetimet paraprake kanë nxjerrë si pistë kryesore të ngjarjes një konflikt të vazhdueshëm mes dy familjeve për përdorimin e një kanali vaditës në fshat.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zonën e rrethuar nga policia, ndërsa trupi i viktimës u transportua drejt morgut të Lushnjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion