Aksidenti në Vlorë/ Drejtuesi pa patentë dhe në arrest shtëpie, nën akuzë dhe miku i tij, tentuan të fshehin ngjarjen

Aktualitet

Aksidenti në Vlorë/ Drejtuesi pa patentë dhe në arrest

Policia Rrugore e Vlorës ka zbardhur aksidentin e ndodhur dy ditë më parë, ku një mjet tip ‘Citroen’ u përfshi në përplasje me pasojë dy të plagosur.

Në pranga ra R.D., 27 vjeç, banues në Bishan, pasi drejtonte mjetin pa patentë dhe kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” të dhënë nga gjykata për një vepër tjetër. Nën akuzë është marrë edhe miku i tij, D.V., 33 vjeç, banues në Poro, i cili e ndihmoi për fshehjen e ngjarjes dhe për dhënien e informacionit të rremë në spital.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë raportojnë se dy personat përpiqeshin të fshihnin qëllimisht rrethanat e aksidentit për të shmangur përgjegjësinë penale.

“Më datë 21 gusht, këta shtetas u paraqitën në spital për të marrë mjekim, duke dhënë fillimisht deklarim të rremë lidhur me rrethanat e aksidentit. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi R. D., duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, pa leje drejtimi, kishte humbur kontrollin dhe si pasojë kishte dalë nga rruga. Gjithashtu, rezulton se shtetasi R. D., ka thyer dhe masën e sigurie, atë të “arrest në shtëpi”, sqaroi policia vendore.

Miku i tij akuzohet për dhënien e deklaratave të rreme në lidhje me aksidentin dhe shoqërimin me të, duke e ndihmuar.

ME TE LEXUARAT