U kap me 12 kg marijuanë, dënohet me 3 vjet burg ish-polici shqiptar në Francë

Aktualitet

U kap me 12 kg marijuanë, dënohet me 3 vjet burg ish-polici shqiptar

Një ish-oficer policie shqiptar i cili u arrestua më 4 shkurt 2025, në pikën e pagesës së Bignon në Francë me 12 kg marijuanë është dënuar me 3 vjet burg.

Më 4 shkurt 2025, rreth orës 4:45 të mëngjesit, një person që po kthehej nga Spanja, duke drejtuar në autostradën A83 pa patentë dhe me një identitet të rremë rumun, fillimisht u përpoq të ikte kur panë oficerët e doganës në pikën e pagesës në Bignon.

Por gomat e makinës së tij u shpuan nga pengesat e vendosura në rrugë nga policia franceze. Brenda mjetit të tij i gjetën 12 kg marijuanë me vlerë 125 mijë euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion