Polonia kërcënon daljen nga BE, vendi si “luftë civile”shpërthejnë protestat

Bota

Polonia kërcënon daljen nga BE, vendi si “luftë

Më shumë se 100 mijë protestues mbushën rrugët e disa qyteteve në Poloni, në mesin e frikës se politika e partisë nacional-konservatore “Ligj dhe drejtësi”, PiS e kryeministrit, Mateusz Morawiecki do ta nxjerrë vendin nga Bashkimi Europian.

Në mediat e huaja, tashmë ka filluar të përdoret termi “Polexit”, një referim i ngjashëm me Brexit, apo dalja e Britanisë së Madhe nga BE. Vetëm në kryeqytetin Varshavë demonstruan më shumë se 80.000 vetë kundër konfliktit të qeverisë e Gjykatës Kushtetuese me institucionet e BE dhe për qëndrimin e vendit në komunitetin europian. “Ne qëndrojmë”, thërrisnin demonstruesit duke valëvitur flamujt e BE dhe Polonisë.

Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi së fundmi, se pjesë të caktuara të së drejtës së BE shkelin kushtetutën polake. Me këtë ajo i dha prioritet së drejtës kombëtare para asaj të BE. Ky vendim ka ndezur konfliktin mes Komisionit Europian dhe Varshavës në lidhje me reformimin e sistemit të drejtësisë në Poloni. Thirrja për protesta erdhi nga ish-presidenti i Këshillit të BE, dhe drejtuesi i opozitës polake, Donald Tusk, i cili tha se vend ii Polonisë është në Europë. Në qytetin port Gdansk foli para protestuesve dhe nobelisti dhe presidenti i dikurshëm i Polonisë, Les Valesa, i cili u shpreh se njerëzit që e drejtojnë shtetin sot janë fatkeqësi e madhe për Poloninë.topchannel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion