U gjetën pa jetë nga shoqja, dy ukrainaset dyshohet se ishin punonjëse seksi

Dy shtetaset ukrainase, që u gjetën pa shenja jete në një apartament, dyshohet se punonin si punonjëse seksi.
Burime për mediat bëjnë me dije se Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova kishin ardhur në vendin tonë 2 muaj më parë dhe ushtronin këtë veprimtare të paligjshme.
Ato qëndronin bashkë me një shoqen e tyre në një apartament me qira ditore ne zonën e ‘Selvisë’. Ishte pikërisht shoqja që i gjeti të vdekura në banesë dhe më pas lajmëroi autoritetet. Autoritetet dyshojnë se Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova kanë ndërruar jetë për kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes, është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e saj.
Paraprakisht vdekja mendoohet t'u ketë ardhur pasi kanë marrë sasi të lartë ilaçesh me drogë. Humbja e jetës për këtë shkak përforcohet dhe nga pilulat që janë gjetur në shtëpinë me qira që ato kishin marrë te "Rruga e Dibrës", zonë që ndryshe njihet dhe si "Selvia".
Pak ditë më parë, dy vajzat nga Ukraina raportohet se ato janë konfliktuar me një farmaciste në Tiranë, pasi ajo nuk kishte pranuar që t’u jepte medikamentin "xanax" pa recetë. Siç raportohet, njëra nga vajzat e ka kafshuar në dorë farmacisten.

