Veshja e Besës në Eurovizion tërheq vëmendjen e mediave të huaja 

Showbiz

Veshja e Besës në Eurovizion tërheq vëmendjen e mediave
Besa Kokëdhima është këngëtarja e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision. Edhe pse ajo nuk mundi ta dërgojë Shqipërinë në finale veshja e Kokëdhimës ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane. Fustani i saj i gjelbërt në blu me gura i dizenjuar nga Valdrin Sahiti ka marrë komente pozitive nga të gjithë.

“Vanity fair Italia” ka renditur veshjen e Kokëdhimës si një nga veshjet më të mira duke e renditur në vend të parë veshjen e saj.
“Pluhuri yjor. Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2024 është e habitshme për sasinë e kristaleve, diamantëve, temave dhe metaleve të ndryshme që ndriçuan pamjet e protagonistëve të mbrëmjes. Çmimi i shkëlqyeshëm i mbrëmjes padyshim i shkon Besës shqiptare. Veshja e gjelbër aqua gjithashtu u përmirësua shumë nga inskenimi, por kjo nuk mjaftoi për të fituar një vend në Finalen e Madhe.” Ka shkruar “Vanity fair Italia” në nisje të artikullit për këngëtaren shqiptare.

Gjithashtu në artikull shkruhet që një veçanti ajo e cila i dha akoma më shumë vëmendje veshjes së Besës përveç dizajneve është dhe kapuci mbi kokë që i mbulon flokët. Gjithashtu ka përmendur që dizajneri i cili ka stiluar veshjen, Valdrin Sahiti, e përkufizon veten një “Ëndërrimtar” ndaj dhe vëshjet e tij kanë magjepsur gjithmonë publikun.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion