U gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë, 25-vjeçari ishte me duar të lidhura

Aktualitet

U gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit në

Mësohen detaje nga ngjarja e djeshme ku u gjet i pajetë Fridman Xhaferraj në ujërat e Rezervuarit të Gjançit në Korçë. Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se janë 2 pista hetimi, ajo kryesorja e prishjeve të pazareve të drogës, dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.

Sipas burimeve viktima është gjetur i lidhur nga duart në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit të Gjancit. Në bazë të informacioneve ai njihet si person problematik nga policia e Fierit dhe Lushnjës, si dhe përdorues i lëndëve narkotike.

25-vjeçari, Fridman Xhaferraj kishte thyer arrestin shtëpiak, pasi në datën 21 maj ishte liruar nga dhomat e paraburgimit duke u lënë në arrest shtëpie në fshatin Plug të Lushnjës.

Xhaferraj ishte i akuzuar për zjarrvënie të pronës së tjetrit, përfshirë 3 makina pranë një qendre tregtare. Burime të sigurta thanë se në trupin e 25-vjeçarit janë konstatuar shenja të shumta dhune në trup dhe kokë, ç'ka tregon se 25-vjeçari para se të hidhej në ujërat e Rezervuarit të Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion