I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit, GJKKO lë në burg Denis Bajrin

Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit, GJKKO lë në burg

Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajrin, i cili u ekstradua në muajin korrik të këtij viti nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë për llogari të Prokurorisë së Posaçme.

Bajri akuzohet se vrau Gjin Ndoj (Boriçi) ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës. 

Sipas hetimeve, ngjarja u organizua nga i zhdukuri Ervis Martinaj, i njohur si “mbreti i kumarit”, pasi viktima po i konkuronte në fushën e lojërave të fatit. Bajri u arrestua më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai përballet me akuza të rënda, duke përfshirë vrasjen me paramendim në bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal, prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve, si dhe sigurimin e mjeteve për kryerjen e vrasjes.

 

Nga komunikimet e zbërthyera në aplikacionin Sky ECC, rezultoi se urdhërues i eliminimit të Gjin Ndoj ishte Behar Bajri, ndërsa ekzekutor Denis Bajri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion