U dogj brenda ‘BMW’-së, identifikohet viktima në Llogara
Lajmifundit
/
15 Dhjetor 2025, 16:43
Aktualitet

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë të hënë në zonën e Llogarasë, ku një person humbi jetën pasi u dogj brenda automjetit të tij tip “BMW”.
Raportohet se viktima është një 35-vjeçar nga Berati, megjithatë emri i tij ende nuk është bërë publik nga autoritetet. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të paradites, kur automjeti u përfshi nga flakët ndërsa ndodhej në lëvizje.
Mjeti u shkrumbua plotësisht, ndërsa trupi i viktimës u gjet i dekompozuar, çka e ka bërë të vështirë identifikimin e menjëhershëm.
Nuk dihet nëse zjarri ishte aksidental apo i qëllimshëm.


