VIDEO/ Protesta në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë për të 114-tën ditë

Aktualitet

VIDEO/ Protesta në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt

Qytetarët në Tiranë janë mbledhur për të 114-tën ditë radhazi në protestë kundër klasës politike.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalime nga protestues dhe aktivistë.

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë mbajtur pankarta dhe flamuj, ndërsa kanë përsëritur thirrjen: “Rama, jep dorëheqjen”.

Protesta vijon në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet pjesa tjetër e tubimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion