Reforma territoriale/ Këshilli i Bashkisë Mat jep “dritën jeshile” për bashkimin me Klosin

Aktualitet

Reforma territoriale/ Këshilli i Bashkisë Mat jep “dritën

Këshilli i Bashkisë Mat ka miratuar me 14 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim mendimin lidhur me reformën administrative-territoriale.

Pas përmbylljes së dëgjesave publike në 8 njësitë administrative, Këshilli i Bashkisë Mat zhvilloi këtë të hënë një mbledhje jashtë radhe, ku mes disa pikave të rendit të ditës ishte edhe diskutimi për reformën administrative-territoriale.

Në mbledhje ishin të pranishëm 20 nga 21 këshilltarët që përbëjnë Këshillin Bashkiak Mat.

Në fokus të diskutimeve ishte projekt-drafti për reformën administrative-territoriale 2.0, i propozuar nga mazhoranca. Sipas propozimit, Bashkia Klos nuk do të jetë më njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore, por do t’i bashkohet Bashkisë së Matit.

Këshilltarët e pranishëm shprehën qëndrimet e tyre lidhur me propozimin, ndërsa pas diskutimeve të zhvilluara pika për reformën territoriale u kalua në votim.

Në përfundim, 14 këshilltarë votuan pro draftit të propozuar nga mazhoranca, 5 votuan kundër dhe 1 abstenoi.

Pas këtij vendimi, Këshilli Bashkiak Mat dhe Kryetari i Bashkisë do të dorëzojnë pranë Kuvendit të Shqipërisë mendimin e tyre lidhur me propozimin për bashkimin e bashkive Mat dhe Klos në një njësi të vetme të vetëqeverisjes vendore.

Drafti final pritet të kalojë në Kuvend për votim më 8 tetor, ku do të vendoset për hapat e mëtejshëm të reformës administrative-territoriale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion