U denoncua një ditë më parë e zhdukur nga familjarët, gjendet e pajetë 48 vjeçarja në Malësinë e Madhe

Aktualitet

U denoncua një ditë më parë e zhdukur nga familjarët,

Një ditë më parë në policinë e Malësisë së Madhe bashkëshorti ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes së tij 48 vjeçare.

policia ka bërë me dije se trupi i pajetë i shtetases Sh.H. është gjetur në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur në një grykë në fshatin Meshqerraj.

Sipas njoftimit të uniformave blu në  kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja Sh. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen  e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për kërkimet për shtetasen Sh. H., 48 vjeçe, që dyshohej se ishte vetëhedhur në një grykë (shpellë) në fshatin Meshqerraj, bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, forcat e RENEA-s dhe të FNSH Shkodër, me mjete më të specializuara.

Në kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja Sh. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen  e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja”, thuhej në njoftimin e policisë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion