E rëndë në Tiranë/ Drejtuesi i automjetit përplas 7 vjeçaren dhe largohet nga vendngjarja

Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Drejtuesi i automjetit përplas 7

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një makinë ka përplasur të miturën 7 vjeçare. Menjëherë, drejtuesi i automjetit, shtetasi B.F 32 vjeç është larguar nga vendngjarja.

Ndërsa policia u vu në ndjekje derisa u realizua arrestimi i tij.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

– B. F., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion