U bllokuan në kanionin e Langaricës/ Shpëtohen 7 turistët nga Polonia e Gjermania

Aktualitet

U bllokuan në kanionin e Langaricës/ Shpëtohen 7 turistët

Punonjësit e Policisë ndihmuan 7 turistët nga Polonia dhe Gjermania, që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës, për shkak të rreshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Në vendin e quajtur "Shpella e Pëllumbave", 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e zonave të mbrojtura, u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

ME TE LEXUARAT