Babai plagosi të birin në Pogradec, flasin të afërmit: Janë njerëz të mirë, digjen gjithë ditën në diell duke punuar
Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë pasdite në Pogradec, ku 83-vjeçari Agim Shkullaku plagosi me çifte djalin e tij.
Sakaq, një i afërm i familjes, Elimor Shkullaku ka treguar se 47-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe se mes tyre nuk kanë munguar debatet edhe më parë. Ai gjithashtu thotë se ata nuk janë njerëz problematikë.
“I kemi kushërinj të afërm. Nuk kam qenë këtu, 5 minuta para ngjarjes jam nisur nga Pogradeci, pashë të atin të goditur, po ecte rrugës dhe thashë me kë është konfliktuar. Pas 5 minutash dëgjoj ambulancën dhe thashë çfarë është bërë këtu. Kur dola më thanë që atë e bir kanë debatuar dhe e ka goditur me çifte dy herë. I ati të birin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Më thanë që djali ka qenë i pirë. Kur erdha unë ambulanca i mori. Kanë patur debate familjare, por jo shumë. Ka luajtur më parë, por këto kohë nuk ka bërë gjëra të tilla. Burrë shumë i mirë, punëtor. Punon në diell gjithë ditën. Edhe shumë faj nuk ka i ati, por nuk duhet të shkojë gjendja der atje. S'kemi pasur ndonjëherë debate në fis”, tha ai.
Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 18:40 ku konflikti i çastit mes babait dhe djalit të tij ka agravuar deri në përdorimin e armës.
47-vjeçari Përparim Shkullaku në gjendje të dehur ka debatuar dhe dhunuar babain e tij 83-vjeçar shtetasin Agim Shkullaku.
Më pas ky i fundit ka marrë armën e gjakut dhe ka plagosur djalin e tij, i cili fillimisht është transportuar në spitalin e qytetit të Pogradecit, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Deri më tani nuk dihen shkaqet të cilat kanë “ndezur” sherrin mes babë e bir, sakaq efektivët e Policisë të cilët menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 83-vjeçarit në Komisariat.