“U bëra shumë keq”, Sara Gjordeni rrëfen vështirësitë që përjetoi në Big Brother VIP: Kisha ankth

Showbiz

“U bëra shumë keq”, Sara Gjordeni rrëfen

Sara Gjordeni një nga personazhet më të komentuar të edicionit e tretë të “Big Brother VIP Albania”, së fundmi ajo u është përgjigjur disa pyetjeve në Instagram, ku ka ndarë detaje nga jeta personale me ndjekësit e saj.

E pyetur nga një ndjekës nëse ka përjetuar ndonjëherë ankth apo probleme të tilla si vështirësi në frymëmarrje.

Sara u përgjigj sinqerisht: “Vetëm javën e fundit në Big Brother më ka ndodhur nga dallaveret dhe padrejtësitë, u bëra shumë keq çdo ditë që kalonte”.

Ajo shtoi gjithashtu:“Unë jam një njeri shumë i drejtë, por më dëmton impulsiviteti.”

Kujtojmë që Sara u komentua gjerësisht gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për dinamikat që krijoi me banorët dhe marrëdhënien e saj me këngëtarin Bardhin.

Postimi i Sarës.

“U bëra shumë keq”, Sara Gjordeni rrëfen

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion