Aksident i rëndë në Tiranë, makina merr përpara këmbësorin te vijat e bardha

Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, makina merr përpara

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, saktësisht në zonën e Astirit te Bulevardi “Migjeni”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një qytetar është përplasur nga një makinë teksa ka qenë duke kaluar vijat e bardha.

Ndërkohë, kalimtari është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë, ku raportohet të jetë vendosur në koma.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion