U bë “tapë” për festën e 8 Marsit/ E reja shkakton aksident në Elbasan

Aktualitet

U bë “tapë” për festën e 8 Marsit/ E reja

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte, pranë univesrtiteti “Aleksandër Xhuvani”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Burime për mediat bëjnë me dije se një automjet që po qarkullonte me shpejtësi dhe drejtohej nga një 28-vjeçare është përplasur me një automjet me targa angleze që drejtohej po nga një femër, e cila kishte pasagjere të bijën.

Si pasjo e përplasjes së dy automjeteve, kanë mbetur të plagosura lehtë nënë e bijë që ndodheshin tek automjeti me targa angleze. Gjithashtu, në atë aks është blokuar dhe qarkullimi për rreth 30 minuta.

Mësohet se Policia ka konstatuar se 28-vjeçarja që dyshohet se shkaktoi aksidentin, ishte në gjendje të dehur dhe është shoqëruar në komisariat. Dyshohet se ajo ka konsumuar alkool në një festë për 8 Marsin.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion