U arrestuan për prostitucion në Shqipëri, lihen të lira 7 eskortat e huaja

Aktualitet

U arrestuan për prostitucion në Shqipëri, lihen të lira 7

Shtate vajzat e huaja, të arrestuara disa ditë më parë në Tiranë, për ushtrim prostitucioni, kanë lënë qelitë.

Me kërkesë të organit të akuzës, gjykata vendosi për to masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, si dhe bllokimin e pasaportave për të mos u larguar nga vendi ynë deri në fund të hetimit.

Një faqe online në internet iu shërbente vajzave të huaja që ushtronin prostitucion në Shqipëri për të marrë rezervime nga klientë të interesuar për shërbimet e tyre. Kështu ka funksionuar gjetja e punës për 6 vajzat e huaja që u kapen disa ditë më parë nga policia shqiptare, deri në momentin e prangosjes së tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas rezervimit, vajzat e moshës 20 deri në 30 vjeç kryesisht nga vendet e Amerikës latine, shoqëronin klientët shqiptarë në ambiente dhe hotele të ndryshme në këmbim të pagesës.

Hetuesit e kanë ende të paqartë se kush fshihet pas kësaj skeme, ndërsa vajzat e arrestuara, që sot dolën para gjykatës kanë pranuar që punojnë si eskorta.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja Beisi Yusmar Rojas Ruiz, me origjinë nga Kolumbia shfrytëzonte për prostitucion 6 vajzat e tjera të cilat kishin ardhur në Shqipëri nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia.

Por të shtata u liruan sot nga gjykata e Tiranës , pas kërkesës së prokurorisë për të caktuar masën detyrim paraqitje.

Në të njëjtën kohë gjykata vendosi sekuestrimin e pasaportave të vajzave për mos dalë nga Shqipëria deri në përfundim të hetimit. Ne ndjekje penale për këtë rast janë 4 pronarë të apartamenteve ku jetonin vajzat e huaja./tv abc

ME TE LEXUARAT