“Karateistja e Kosovës, Fortesa Orana shkëlqen me ekipin gjerman“

“Karateistja e Kombëtares së Kosovës, Fortesa Orana, shkëlqen me ekipin gjerman, SC Banzai nga Berlini.
Fortesa u tregua e papërmbajtshme në dy duelet e fundit duke ngadhënjyer me rezultat bindës 8:0.
Ajo tha se me ekip janë kampion të Bundesliga.
“Bundesliga 2022 – vendi i parë në luftëra ekipore. i.
6 duele në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë dy duelet të fituara.
Këtë medalje ia dedikoj nënës sime Lira A. Orana.
E falënderoj të dashurin tim që më ndihmon për gjatë krejt këtij rrugëtimit, Ard Dubova.

E falënderoj trajnerin tim për punën e palodhur ndaj meje, Afrim Latifi, klubin e karatesë Sc-Banzai dhe trajnerin e përgatitjes fizike Gyltekin Selimi”, ka shkruar Orana në profilin e saj në facebook.
Arjeta Maka
Urime me shëndet ,presim medalje e kupa tjeta plotë Kampione
Vaxhide Gagica
Urime Fortesa Q. Orana ,je krenaria Kosovare dhe familjare,uroj ti pushtosh gjitha vendet e Botes me medalje!
Shpresa Orana Sejdiu
Urime Fortesa Q. Orana jemi krenare me ty !


