U arrestuan pas arratisjes së Daut Lazes nga qelia, lihen të lirë tre punonjësit e Burgut të Shënkollit

Aktualitet

U arrestuan pas arratisjes së Daut Lazes nga qelia, lihen të

Gjykata ka liruar tre punonjësit e burgut të Shënkollit të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, u liruan nga qelia.

Arratisja spektakolare nga burgu

Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë nuk rezulton që 49-vjeçari të jetë ndihmuar nga persona të tjerë brenda burgut që janë staf, por ai ka shfrytëzuar momentet që ka qenë në sektorin e trajtimit mjekësor.

Ai ka shfrytëzuar momentet kur nuk ka pasur staf të burgut pranë tij dhe ka dalë jashtë në ajrim e aty ka marrë një llamarinë dhe duke e mbështetur te muri mbi 4 metra i lartë, është ngjitur nëpërmjet llamarinës dhe ka kapërcyer murin dhe më pas ka kaluar edhe rrjetën rrethuese dhe është larguar me vrap në arat fushore pranë burgut të Shënkollit.

Policia vijon kontrollet për kapjen e 49-vjeçarit, kontrolle të cilat janë fokusuar në zonën pranë burgut të Shënkollit, në Lezhë, Tiranë, Çorovodë por edhe në qytete të tjera. Kontrollet vijojnë në mënyrë intensive nga policia për shkak të rrezikshmërisë së 49-vjeçarit dhe çrregullimeve të shëndetit mendor që ka ai.

 

ME TE LEXUARAT