U arrestua pak metra larg SPAK, kërkohen 17 vite burg për Islam Sefën, "koka" e grupit kriminal që mbushi Gjermaninë me drogë

Aktualitet

U arrestua pak metra larg SPAK, kërkohen 17 vite burg për Islam

Prokuroria e Posaçme kërkon në gjykatë dënimin me 17 vite burg të Islam Sefës, personi që akuzohet se është "koka" e një grupi kriminal shqiptaro-gjerman, që ka trafikuar sasi të mëdha droge në Gjermani.

Një vit më parë, Islam Sefa ra në prangat e Policisë teksa konsumonte kafe në një lokal 100 metra pranë godinës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas SPAK, ai rezulton se është drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerë mbi 3 milionë euro, bashkë me njëmbëdhjetë persona të tjerë, nga të cilët në total 8 shqiptarë dhe 4 gjermanë.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë. Droga që sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, është tregtuar në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike e trafikuar ka qenë 912 kg marijuanë, kurse vlera rreth 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.

Islam Sefa ra në prangat e Policisë së Shtetit në Korrik 2024, teksa ndodhej shumë pranë godinës së SPAK. Ai kishte shkuar në lokal dhe po priste të takonte avokatin e tij, por është arrestuar nga agjentët e BKH-së dhe Policisë së Shtetit.

 

ME TE LEXUARAT