U thirr në SPAK për të dëshmuar, reagon kryebashkiaku i Krujës

Aktualitet

U thirr në SPAK për të dëshmuar, reagon kryebashkiaku i

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi ka reaguar pasi u paraqit paraditen e së premtes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bushi thekson se u paraqit në SPAK për të dhënë dëshminë e tij, në lidhje me kallëzimin e një qytetari nga Kruja.

Sipas Bushit, qytetari Muharrem Hoqja ka pretendime se është sulmuar personalisht në lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij për tre ndërtime pa leje që ka bërë.

“Duke respektuar strikt proceduren hetimore dhe ne respekt te informimit te publikut aq sa me lejon ligji , dua te bej me dije se sot kam qene ne zyrat e SPAK per te dhene deshmine time ne lidhje me kallezimin e nje qytetari nga Kruja (Muharrem Hoqja) i cili ka pretendimet per sulm personal te kryetarit te bashkise ne lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij per tre ndertime pa leje te bera nga ky shtetas dhe masat ligjore te mara ndaj tij.

Dhashe shpejgimet e mia ne pergjigje te fteses se prokurorise dhe do te vij sa here qe  do e jete e nevojshme prania ime sepse une nuk i shmangem te vertetes dhe ligjit.

Çdo aludim tjeter dashakeq ne media apo portale e quaj pjese te fushates politike te 14 majit e cila tashme ka filluar dhe per fat te keq por dhe ne kete fushate opozita ka zgjedhur balten dhe dezinformimin e publikut”, thuhet në deklaratën e Bushit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion