Turisti polak bllokohet në Gjirin e Gjipesë, autoritetet në terren për ta shpëtuar, rasti i dytë në 48 orë

Aktualitet

Turisti polak bllokohet në Gjirin e Gjipesë, autoritetet në

Një tjetër turist, këtë herë shtetas polak, ka mbetur i bllokuar në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, forcat zjarrfikëse, si dhe ekipi mjekësor i urgjencës për t’i ardhur në ndihmë.

Operacioni i shpëtimit është në zhvillim, ndërsa autoritetet po punojnë për nxjerrjen e turistit nga terreni i vështirë dhe transportimin e tij në një zonë të sigurt.

Ky është rasti i dytë brenda 48 orëve në Gjirin e Gjipesë, ku turistët kanë pasur nevojë për ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës për shkak të relievit të thyer dhe vështirësive në lëvizje.

ME TE LEXUARAT