Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

Bota

Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14

Një helikopter në pronësi të gjigantit saudit të naftës Aramco u rrëzua këtë të diel, 28 qershor, në zonën e Ras Tanura, në bregun lindor të Arabisë Saudite, në perëndim të Ngushticës së Hormuzit. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 14 shtetas sauditë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve, e cila njoftoi se shkaqet e rrëzimit ende nuk dihen.

Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14

Sipas autoriteteve, kanë nisur hetimet me pjesëmarrjen e institucioneve përkatëse për të zbardhur rrethanat që çuan në rrëzimin e helikopterit.

Vetëm dy ditë më parë, Aramco kishte rifilluar ngarkimin e naftës së papërpunuar në terminalin e saj në Ras Tanura, pasi aktiviteti ishte ndërprerë për gati 4 muaj.

Arabia Saudite, eksportuesja më e madhe e naftës në botë, është ndër vendet që kanë përshpejtuar transportin e ngarkesave, pasi prodhuesit e Lindjes së Mesme rritën prodhimin dhe eksportet e naftës dhe gazit përpara marrëveshjes së përkohshme që ndali luftën mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

ME TE LEXUARAT