Mbyllet tregu i madh i Vlorës pasi do të rehabilitohet, tregtarët përplasen me policinë, kërkojnë takim me kryetaren e Bashkisë

Aktualitet

Mbyllet tregu i madh i Vlorës pasi do të rehabilitohet, tregtarët

Tregtarët e tregut të madh të Vlorës, ku shiten fruta-perime dhe konfeksioneve, kanë dalë në protestë përpara Bashkisë të hënën në mëngjes. Ata po protestojnë për mbylljen e tregut në qendër të qytetit, pasi hapësira është përfshirë si pjesë e një projekti për rehabilitimin e zonës në qendër të Vlorës, pranë Sahatit.

Situata është tensionuar pasi disa tregtarë janë përplasur me forcat e policisë pas vendimit për mbylljen e tregut dhe kanë tentuar të hapin me forcë portën hyrëse për t’u futur brenda dhe për të vijuar aktivitetin e tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të mbajtur situatën nën kontroll, ndërsa nuk kanë munguar debatet dhe shtyrjet mes tregtarëve dhe uniformave blu. Tregtarët shprehen se mbyllja e tregut po u sjell humbje ekonomike dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

Ata thonë se nuk janë kundër rehabilitimit të tregut por tregojnë se nuk i është dhënë zgjidhje dhe duan një vend të përcaktuar për të vijuar aktivitetin e tyre. Tregojnë se i janë propozuar si vende ato më të largëtat ku nuk ka klientë dhe shprehen se do të vijojnë protestën.

Tregtarët kërkojnë gjithashtu një takim me kryetaren e Bashkisë, Bruna Mersini dhe kanë deklaruar se do të bllokojnë rrugën nëse ajo nuk do t’i presë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion