TRONDITËSE në Elbasan! 15-vjeçarja përdhunohej nga bashkëjetuesi i nënës, gruaja fajëson të bijën

Aktualitet

TRONDITËSE në Elbasan! 15-vjeçarja përdhunohej nga

Një 37-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vjeçare, e cila ishte vajza e partneres me të cilën ai jetonte.

E mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të polici ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës.

Ky i fundit e ka pranuar aktin, duke thënë se kjo ka ndodhur me dëshirën e vajzës së mitur. Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën.

Top Channel raporton se e mitura tani është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”, bën me dije policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion