Rama prezanton Albana Kociun në Ministrinë e Brendshme: Duhet reformë totale...!

Politikë

Rama prezanton Albana Kociun në Ministrinë e Brendshme: Duhet

Prezantohet ne detyre, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu. I pranishëm ne ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili percolli mesazhet e tij.

“Vjen në krye të punëve të brendshme me një profilk krejt tjetër dhe me një mission të qartëm ta kthejë këtë ministri nga ajo e policisë sipas standardit shqiptar, në një ministry të punëve të brendshme të standardeve europiane”, tha Rama.

“Ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Punëve të Brendshme është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor që Koçiu duhet të sjellë”, shtoi ai.

Më tej, Rama ripërsëriti problemin e madh me sistemin jo funksional apo integral të adresave.

“Akoma sot na e gjejnë shtëpinë me të pyetur apo me shenja në rrugë.”

Më pas tha se “Shqipëria ka një sistem të prapambetur zjarrfikësish me gjithë ndryshimet e pamohueshme që kanë ndodhur”.

“Është e natyrshme që Policia të ishte si çeta e Ministrit të Brendshëm, një vend me mbi 100 e kusur vrasje mesatarisht në vit apo ku ringritja e Policisë pas asaj katrahure ku ne nisëm punën në 2013-ën, e bënin Policinë e Shtetit prioritetin e prioriteteve, dhe e vini detyrimisht Ministrin në kushtet e kryepolicit civil mbi kokën e tyre.

Por tanimë janë pjekur kushtet që të bëjmë një kapërcim të rëndësishëm sepse parametrat e rendit publik janë konsoliduar brenda normave”, theksoi Rama, duke shtuar se ka punë të tjera të brendshme që duan fokus, duke nisur nga godina e Ministrisë.

Koçiu është ministrja e parë që prezantohet zyrtarisht, për qeverinë “Rama 4” e njëkohësisht e para grua që drejton këtë institucion. Ky i fundit ishte një nga ministritë më të kritikuara nga Rama edhe gjatë Asamblesë kombëtare të PS-së.

Rama theksoi se duhet reforme totale ne pushtetin vendor per rolin e prefekturave. Ai kerkoi edhe perfundimin e sistemit te adresave ne menyre qe vendi te kete nje te tille  te sakte dhe unik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion