Transportonin drogë me “Jaguar”, shkatërrohet grupi i trafikantëve në Gjirokastër, dy të arrestuar

Aktualitet

Transportonin drogë me “Jaguar”, shkatërrohet grupi i

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë cannabis sativa dhe ka vënë në pranga dy persona.

Gjatë operacionit “Matt”, janë sekuestruar 2 automjete tipe “Jaguar” dhe “Mini Cooper” dhe 6 celularë.

Në pranga ranë shtetasit Th. B., 50 vjeç, banues në fshatin Shënvasi, Sarandë dhe F. D., 31 vjeç, banues në Konispol.

Në automjetin tip “Jaguar” që drejtonte 50-vjeçari, në urën e Kardhiqit, u gjetën 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë cannabis sativa.

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim trafikimin.

Gjithashtu, u kap shtetasi F. D. që lëvizte me një automjet tip “Mini Cooper”, me të cilin monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion