Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, dënohet me burgim të përjetshëm Besnik Pjetri

Aktualitet

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, dënohet me burgim të

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin (Perdeda).

Ky i fundit në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në fshatin Grykë Zezë të Lezhës. Pjetri u shpall fajtor për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Krimi i rëndëndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat ishin Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç. Shkak të vrasjes ishte fakti se nuk e lejonin të takonte 2 vajzat. I shumëkërkuari u vu në pranga në dhjetor nga forcat RENEA.

Besnik Pjetri nga fshati Troshan,  ishte i divorcuar nga bashkëshortja. Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. 

Madje ai ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion