Kavajë, aksident i rëndë rrugor, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

Aktualitet

Kavajë, aksident i rëndë rrugor, 58-vjeçari humb

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në aksin Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj.

Policia bën me dije se shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe.

Kavajë / Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin - Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion