Trafik kilometrik nga Elbasani drejt Tiranës, e diela pasdite sjell kthimin e qytetarëve që kaluan fundjavën në Juglindje

Aktualitet

Trafik kilometrik nga Elbasani drejt Tiranës, e diela pasdite sjell kthimin

Që në orët e para të pasdites së kësaj të diele, trafiku në aksin e rrugës kombëtare që lidh rajonin e Shqipërisë Juglindore me kryeqytetin është rënduar ndjeshëm për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të automjeteve në qarkullim.

Kthimi nga pushimet e fundjavës i qindra familjeve nga Tirana, që kaluan dy ditë në Korçë, Pogradec dhe zonat e tjera turistike të Juglindjes, ka sjellë ngarkesë të madhe në qarkullim duke e bërë lëvizjen tejet të vështirë.

Trafik kilometrik nga Elbasani drejt Tiranës, e diela pasdite sjell kthimin

Segmentet më problematike janë raportuar nga “Kthesat e Murrashit” në Librazhd drejt Elbasanit dhe më tej nga rrethrrotullimi i Bradasheshit në drejtim të Tunelit të Krrabës, ku radhët e automjeteve kanë qenë kilometrike deri në orët e vona të mbrëmjes.

Për të përballuar situatën, Policia Rrugore ka qenë në terren me forca të shtuara përgjatë gjithë aksit Librazhd–Elbasan–Tuneli i Krrabës, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe shmangien e bllokimeve të plota.

Autoritetet e policisë rrugore u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë durim dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa pritet që fluksi i mjeteve të vijojë deri në orët e vona të natës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion