EMRAT/ Aksidenti i trefishtë në Fier, zbardhet identiteti i viktimës dhe të të përfshirëve

Aktualitet

EMRAT/ Aksidenti i trefishtë në Fier, zbardhet identiteti i

Klajdi Hoxha është drejtuesi i motoçikletës që u përlas me një makinë në aksin rrugor Sturm-Roskovec, dhe për pasojë 33-vjeçari humbi jetën.

Sipas burimeve, aksidenti ndodhi në orën 17:20, ku Klajdi Hoxha u përplas me një makinë. Ndërkohë, të përfshirë janë dhe Fabio Dushku e Behar Cjapi. Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të zbardhur detajet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak- Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion